75 Mall Live Search
09:40 / E Premte, 05 Prill 2024 / G T

Luajtën së bashku para një viti, Enzo Fernandez e provokoi pas ndeshjes Mason Mountin

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore të madhe mbrëmë ndaj Manchester Unitedit me rezultatin 4:3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Premier League.

Mason Mount, mesfushori anglez për herë të parë u rikthye në “Stamford Bridge” pas largimit gjatë afatit kalimtar të verës në vitin e kaluar drejt “Djajve të Kuq”, shkruan Indeksonline

Mount nuk u prit mirë nga ish-bashkëlojtarët e tij, sidomos nga Enzo Fernandez.

Mesfushori i Kombëtares së Argjentinës, Enzo gjatë gjithë kohës e provokoi kundërshtarin e tij.

Madje në fundin e ndeshjes, ai e fyente Mountin dhe kapte logon e klubit të Chelseat, duke i dhënë një mesazh për largimin e tij nga “Blutë e Londrës”./Indeksonline/