21:47 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Luajti gjatë gjithë natës në telefon, zgjohet në mëngjes me njërin sy të verbëruar!

Një burri në Kinë i është verbëruar përkohësisht njëri sy, pasi që ka luajtur gjatë gjithë natës në telefonin e tij.

Pacienti thuhet se qëndroi para ekranit të vogël të telefonit tërë natën dhe të nesërmen kur u zgjua  ai e kuptoi që kishte humbur shikimin në syrin e tij të majtë, thanë mjekët nga Shenzhen.

The man had suffered from valsalva retinopathy, which can be caused by physical exertion

Burri vuajti nga një hemorragji në syrin e tij pasi retina e tij sipërfaqësore kishte shpërthyer, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Ai është trajtuar me operacion lazer dhe ka gjasa të shërohet brenda një muaji. /Indeksonline/