75 Mall Live Search
18:56 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Luajti i “vetëm” kundër Monchengladbach, këto janë fjalët e Rashicës pas ndeshjes

Werder Bremen u mposht nga Borusia Monchengladbach me rezultat 3-1 në ndeshjen e Bundesligës.

Milot Rashica nuk munde të bënte më shumë në një ndeshje ku po luante “i vetëm” kundër 11 futbollistëve kundërshtar.

Ai pas ndeshjes ka thënë se nuk ka qenë i kënaqur me rezultatin, shkruan Indeksonline.

Sigurisht që ne nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por tani kemi kohë për t’i analizuar gjithë ato që po shkojnë keq në ekip”, tha Rashica pas ndeshjes.

Pas 11 xhirosh, Werder Bremen gjendet në pozitën e 14-të, me vetëm njëmbëdhjetë pikë të fituara. /IndeksOnline/