Luajti me Messin dhe Ronaldon, ja kush është futbollisti më i mirë sipas Pique

Gerard Pique është një nga të paktë futbollist që ishte shokë skuadre edhe me Lionel Mesin dhe Cristiano Ronaldon.
Mbrojtësi spanjoll luajti së bashku me portugezin sa ishte në Manchester United, e pastaj për disa vite luajti edhe me argjentinasin në Barcelonë, shkruan IndeksOnline.
Ai është në gjendje të gjykojë më së miri se kush ishte lojtari më mbresëlënës i epokës së tij.
E përgjigjje Pique dha në një intervistë për Gazzetta dello Sport.
“Messi ka qenë gjithmonë ndryshe nga të tjerët. Cristiano është më i miri i njerëzve, por Leo është një alien, ai nuk ka vend në këtë planet. E pashë të stërvitej çdo ditë duke bërë gjëra të pabesueshme. Nuk do të ketë më kurrë njeri me mendimin dhe vendosmërinë e tij të shpejtë. Ai erdhi në moshën 13-vjeçare dhe luajti absolutisht njësoj, si në akademinë e Barçës ashtu edhe në ekipin e parë”, ka deklaruar Pique./IndeksOnline/