75 Mall Live Search
20:12 / E Shtunë, 22 Qershor 2024 / G T

Luajti te Feronikeli ’74 sezonin e kaluar, Berisha nënshkruan me Suharekën

Skuadra e Suharekës ka bërë një tjetër lëvizje gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi i sapo inkuadruar këtë edicion në elitën e futbollit kosovar ka nënshkruar me Jakup Berishën, shkruan Indeksonline

“Ju njoftojmë që sulmuesi Jakup Berisha është përforcimi ynë i rradhës i cili ka nënshkruar kontratë 2vjeçare me klubin tonë që do jetë pjesë e klubit deri më 2026”, shkruhet në postimin e skuadrës së “verdhë”.

Berisha ka firmosur me klubin nga Theranda, kurse sezonin e kaluar ishte pjesë e Superligës te skuadra e Feronikelit 74.

24-vjeçari gjatë edicionit 2023/24 zhvilloi 32 ndeshje, shënoi pesë gola dhe bëri tetë asiste./Indeksonline/