75 Mall Live Search
23:55 / E Shtunë, 05 Qershor 2021 / Blerim

Luajti veç 2 minuta/ Daku: Me dashuri dhe krenari

Mirlind Dakut s’i pengon fare që luajti pak minuta në fitoren e Kosovës kundër Maltës me rezultat 2-1.

Sulmuesi i Ballkanit u inkuadrua në lojë në minutat e fundit, por kjo s’e pengoi aspak golashënuesin më të mirë në Superligë për sezonin 2020/21, shkruan IndeksOnline

“2 minuta, po me krenari dhe dashuri”, janë fjalët e Dakut

Kujtojmë që Daku mund të ketë minuta më shumë në dy ndeshjet tjera miqësore, ndaj Guinesë dhe Gambisë, më 8 dhe 11 qershor./IndeksOnline/