Luajti vetëm pesë ndeshje me Romën, futbollisti tregon arsyen e dhimbshme pse u largua

Në historinë e Serisë A ka patur shumë lojtarë që kanë qenë thjesht kalimtarë.
Futbollistë që nuk kanë arritur të konfirmohen pasi kanë zbarkuar në Itali. Ky ka qenë edhe rasti i Hector Moreno-s.
Ish-mbrojtësi i AZ Alkmar ka shkuar te Roma në sezonin 2017/18. Një histori dashurie që ka zgjatur shumë pak, vetëm pesë ndeshje dhe më pas ka ardhur lamtumira.
Arsyen e shitjes së tij e ka zbuluar vetë Moreno për Multimedios Deportes.
“Kur shkova te Roma, kam kuptuar se nuk isha në gjendje të mbroja. Të gjithë trajnerët e mi të mëparshëm kishin një filozofi sulmuese, atyre u interesonte vetëm që të dija ta mbaja topin mes këmbëve”.
“Punonim për të mbrojtur si skuadër, por jo individualisht… Eksperienca te Roma ka qenë mbresëlënëse. Kam mësuar mënyra të reja për të mbrojtur”, ka thënë Moreno.