20:33 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / AR

Luan Haradinaj diplomon në MIBOLC, kursi bazik për Oficer të Inteligjencës Ushtarake në SHBA

Luan Haradinaj, djali i heroit të kombit, Shkëlzen Haradinaj ka diplomuar në kursin bazik për Oficer të Inteligjencës Ushtarake në MIBOLC.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se me këtë arritje, ai ka bërë krenar të gjithë.

“Luani i ri sot diplomoi në MIBOLC, kursi bazik për Oficer të Inteligjencës Ushtarake në SHBA. Ai na bënë krenarë të gjithëve, Shkelzenin dhe gjithë kombin.  Nderime Atdheut, Luan”, ka thënë ai.