75 Mall Live Search
12:22 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Luan Haradinaj: Krenar që jap kontributin tim në Ushtrinë e Kosovës

Luan Haradinaj, djali i heroit Shkelzen Haradinaj, njëherësh pjesëtar i Ushtrisë së Kosovës ka treguar se si gjatë trajnimeve të tanishme dimërore, mendja i shkon te bora e acartë e janarit 1999, kur trimat ishin nisur drejt kufirit në misionin e pamundur të sigurimit të armëve për lirinë dhe transportimin e të plagosurve.

Luan Haradinaj ka shkruar se është krenar që jep kontributin e tij në Ushtrinë e Kosovës, që u krijua në themelet që u vendosën në borë e në shi, pa u kthyer prapa, në mbrojtje të Atdheut, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Gjatë trajnimeve dimërore, mendja më shkon te bora e acartë e Janarit 1999. Ato ditë, trimat ishin nisur drejt kufirit në misionin e pamundur të sigurimit të armëve për lirinë tonë dhe transportimin e të plagosurve, për të dhënë frymën e fundit në Bishtazhin, Goden, Ujezë e Rogovë.

Sot jam krenar që jap kontributin tim në Ushtrinë e Kosovës, që u krijua në themelet që ata i vendosën. Në borë e në shi. Pa u kthyer mbrapa. Në mbrojtje të Atdheut.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit