75 Mall Live Search
13:50 / E Diele, 27 Prill 2025 / Gj. Sh

Luan Krasniqi e uron nipin për fitoren

Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani ka marrë një fitore të madhe mbrëmë në meçin ndaj Diego Ramirezit.

Ardiani fitoi me nokaut pas raundit të katërt, duke çuar rekordin e tij në 11 fitore nga 11 meçe.

Për këtë ngjarje, ai ka marrë urime nga xhaxhai i tij, Luani, i cili është një legjend i boksit shqiptaro-gjerman.

”Mbrëmje e shkëlqyer boksi dje në Sindelfingen. Meçe fantastike dhe një spektakël i mrekullueshëm! Gëzuar 11-vjetorin nipit tim, Win, në datën 11! Meçi + mbrojtja e titullit WBO Interconti! Bravo!”, ka shkruar Luan Krasniqi në Facebook.