75 Mall Live Search
21:32 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Luan Krasniqi, Gani Dreshajt: Unë të kuptoj ty më së miri, krejt i kanë pa ndeshjet e mija, por asnjë mundin në stërvitje

Ish-kampioni i peshave të rënda në boksin botëror, Luan Krasniqi i ka dalur në përkrahje Gani Dreshajt. Krasniqi e ka quajtur politikanin e biznesmenin kosovar si një njeri bukëdhënës.

Me një status në Facebook, Krasniqi i ka thënë Dreshajt se e kupton atë më së miri.

 “Ti ishe gjithmonë bukëdhënës. Unë të kuptojë më së miri, se vetë isha në ring. Shumë njerëz i kanë parë ndeshjet e mija, por kurrë se kanë parë mundin që e bëja në stërvitje. Njëherë me ty, gjithmonë me ty o Gani Dreshaj” i ka shkruar Krasniqi, Dreshajt.

Ndryshe, kandidati i AAK-së ka bërë një shkrim në Facebook ku ka komentuar të ardhmen e tij politike.

“Të dashur qytetarë, ju 6414 votues të mi

Kam obligimin të iu njoftoj se nuk jam në listën prej 14 deputetëve të AAK-së nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Jam kandidati i parë në pritje për tu futur në parlament nga lista e AAK-PSD.

Nuk kam bërë asnjë ankesë në KQZ, dhe nuk do të bëj fare as tani. Por, më duhet ta them se në zgjedhje kishte vjedhje masive në votat e kandidatëve dhe kjo është shqetësuese për demokracinë dhe sistemin zgjedhor në vend.

Mjafton të shikoni rezultatet nga disa kuti të rinumëruara, për tu bindur në këtë. Megjithatë, nuk më mbetet zhig që s’jam në mesin e 14 deputetëve të zgjedhur në parlament.

Të jesh deputet, nuk do të thotë të marrësh pagë, por të kontribuosh për vendin tënd.

Dhe, kontributin tim për Kosovën nuk do ta ndalë asnjëherë. Nëse nuk je hajri i shtëpisë tënde, nuk do të jesh as i shoqërisë.

Jam i bindur se Ramush Haradinaj vazhdon të jetë lider që sot më shumë se kurrë i duhet Kosovës, por që forca e tij duhet të shtohet me ndryshime rrënjësore në parti.

Një përshëndetje e falënderim për të gjithë ju, nga Hamburgu i bukur. U pafshim për të mirë.”, ka shkruar Dreshaj në Facebook./Indeksonline/