23:15 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Luan Krasniqi përshëndet mbështetjen e Haradinajt në projektin e nisur nga ai

Kryesuesja e Asociacionit, ”Education Unlimited”, Zielosko-Labonte ka qëndruar sot në Prishtinë.

Së bashku me Kryeministin e Kosovës, Ramush Haradinaj, Labonte nënshkroi Memorandumin e mirëkuptimit.

Ky projekt i edukimit është pritur mjaft mirë nga ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi, i cili e ka konfirmuar lajmin në Facebook, transmeton IndeksOnline.

Projekti në fjalë do të përshkohet nga një cilësi e re dhe ka të bëjë me profesionalizimin e mëtejshëm të mësimdhënësve.

Ky është postimi i plotë Luan Krasniqit:

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, sot nënshkroi, sëbashku me Zonjën Zielosko-Labonte, kryesuesen e Asociacionit Education Unlimited, Memorandumin e mirëkuptimit. Ky projekt i edukimit i arritur me Kosovën, në të ardhmen do të përshkohet nga një cilësi e re dhe ka të bëj me profesionaliziminin e mëtejshëm të mësimdhënësve. Në të ardhmen, të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt të edukimit, do ti nënshtrohen një procedure të testimit dhe unë, si nikoqir i këtij projekti, gëzohem veçanërisht për këtë sukses./IndeksOnline/