75 Mall Live Search
17:26 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Luan Latifi emërohet kryeshef ekzekutiv i KPM-së

Komisioni i Pavarur i Mediave me votim unanim nga të gjithë anëtarët e ka emëruar Luan Latifin, kryeshef ekzekutiv të KPM-së.

Sipas një komunikate të KPM-së, vendimi për emërimin e Latifi për kryeshef ekzekutiv është marrë duke u bazuar në rezultatet e arritura konkursin publik për pozitën kryeshef ekzekutiv të KPM-së, të organizuar nga Ministria e Administratës Publike (MAP). 

Luan LATIFI është i lindur më 2 nëntor 1975, në Gjilan. Studimet themelore i ka përfunduar në Prishtinë, Fakulteti Filozofik – drejtimin Sociologji, ndërsa studimet Master i ka përfunduar në Gazetari, në Institutin Kosovar për Gazetari dhe Komunikim (KIJAC).

Luan LATIFI është i martuar dhe ka dy fëmijë.