75 Mall Live Search
13:12 / E Martë, 02 Shtator 2025 / AR

Luana befasohet me mëngjes, i mbushet vendi me trëndafila

Moderatorja Luana Vjollca, po feston ditën e sotme 34-vjetorin e lindjes.

Ajo ka zgjedhur të kalojë këtë ditë të veçantë pranë familjes dhe rrethit më të ngushtë, në një prej resorteve luksoze të bregdetit shqiptar, “Folie Marine”.

Luana ndau me ndjekësit e saj një video të ëmbël në Instagram, ku tregoi momentin e parë të mëngjesit si “birthday girl”.

Ajo shfaqet duke u zgjuar në një ambient të zbukuruar me qindra trëndafila të kuq dhe petale që mbulonin hapësirën buzë detit, një surprizë e kuruar deri në detajin e fundit për ditëlindjen e saj.