Luana dhe Marina zbulojnë se rrogat e para ia dorëzonin mamasë

Luana dhe Marina Vjollca i janë rikthyer edhe njëherë ekranit të “Top Channel”, por jo si prezantuese.
Motrat e famshme i pamë bashkë pas shumë viteve në një intervistë në “Ëndërrtjerrësit” për të rrëfyer fillimet e tyre.
Prezantueset e suksesshme kujtuan vitet e tyre të fillimit të karrierës dhe Marina u ndal te fama që në ato vite kush ishte në ekran ndryshe nga sot, ishin figura më të paprekshme dhe ndryshe nga pjesa tjetër e kolegëve nuk dilnin, këtu Luana zbuloi një detaj, si çdo rrogë që merrnin secila në fund të muajit ia dorëzonin mamasë së tyre.

Për një arsye mjaft të veçantë, gjithmonë për të qenë krah mamasë së tyre, por edhe sepse edhe pse kishin sukses të madh mami i tyre gjithmonë ka dashur t’i ka mbajë me këmbë në tokë apo siç shprehej nëna e tyre “që mos iu marrë koka erë”, se ishin të suksesshme edhe asokohe.
“Ne e dorezonim rrogen që të dyja në shtëpi, e mernim të dyja njëkohësisht dhe ia jepnim mamit, e cila na jepte vetëm 10 mijë lekë që ne të mos ndiheshim të pavarura.
“Që mos iu marrë koka erë”, na thoshte mami”, u shprehën Luana dhe Marina.