75 Mall Live Search
21:30 / E Diele, 13 Prill 2025 / AR

Luana e bën VIP edhe fermën – spektakël që nga dita e parë!

Luana Vjollca ka rrëmbyer vëmendjen që nga episodi i parë të “Ferma VIP” me një moderim brilant që po komentohet kudo në rrjet.

Me një kombinim të energjisë, elegancës dhe aftësive të saj për të krijuar atmosferë, Luana po dëshmon edhe një herë pse është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, shkruan Indeksonline.

Ndjekësit janë të mahnitur nga mënyra si ajo menaxhon situatat, komunikon me konkurrentët dhe mban gjallë ritmin e spektaklit.

Ky format i ri po rezulton një sukses i menjëhershëm dhe një pjesë e madhe e këtij suksesi i dedikohet pikërisht prezencës dhe profesionalizmit të Luanës./Indeksonline/