Luana gati për fotosesionin e ri, premton se nuk ka përdorur shumë photoshop!

Këngëtarja e moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca është njëra nga emrat që bën zhurmë të madhe në mediat rozë.
E gjithë kjo për shkak të kritikave të shumta që merr nga fansat e saj, shkruan Indeksonline.

Në secilin imazh të publikuar shihet se si përdorë photoshopin, ndonjëherë edhe në masë të tepruar.
Mirëpo kësaj radhe duket se do të bëjë një befasi të madhe.

Me anë të një imazhi të publikuar në Insta story ajo publikoi bisedën me fotografin e saj duke shkruar:
“Meqë nuk pres dot derisa t’i publikojmë fotot e reja për një campaign shumë të rëndësishme ndërkombëtare, po publikoj bisedën me më të mirin, Endrit Mertiri”, ka shkruar ajo në bisedat e publikuara ku nuk ka munguar dhe fjalia: “Dhe si paske prek shumë mëduket me photoshop”, përfundoi kjo bisedë.
Se si do të jenë këto imazhe, duhet të presim deri në publikimin e tyre./Indeksonline/
