Luana nuk lë vend për imagjinatë me paraqitjen e fundit
Luana Vjollca ka rikthyer vëmendjen në rrjetet sociale me paraqitjen e saj më të fundit.
Moderatorja është shfaqur para pasqyrës e veshur me një fustan të ngushtë, që thekson linjat e saj trupore, duke vënë në pah belin e hollë, shkruan Indeksonline.
Pamja e kuruar deri në detaje ka bërë që ndjekësit të reagojnë menjëherë me pëlqime të shumta.
Luana vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura dhe më të komentuara të showbiz-it, ku çdo paraqitje e saj shndërrohet në lajm dhe diskutim të gjerë në media dhe rrjete sociale./Indeksonline/


