75 Mall Live Search
08:29 / E Enjte, 06 Mars 2025 / AR

Luana përlot me urimin emocionues për nënën: “E jap jetën për ty”

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, ka bërë një dedikim të ndjerë për ditëlindjen e nënës së saj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen e saj të pafundme për gruan që i ka qëndruar pranë në çdo hap të jetës, shkruan Indeksonline.

“Gëzuar ditëlindjen, mamë, babë, frymëzim, best friend, jetë! Mundohem çdo ditë të të kthej sadopak çdo sakrificë që ke bërë për ne, por e di që nuk do të të arrij dot kurrë. Çuni jot, e vogla jote e jep jetën për ty,” ka shkruar Luana, duke përcjell emocionet e forta që e lidhin me të ëmën.

Ky mesazh i përzemërt ka prekur ndjekësit e saj, të cilët kanë uruar nënën e Luanës me komente plot dashuri e respekt. Luana Vjollca është shprehur shpesh për lidhjen e veçantë që ka me familjen e saj, duke treguar mirënjohjen e thellë për përkrahjen dhe dashurinë që ka marrë prej tyre./Indeksonline/