Luana po vjen me projekt gjigant, do t’iu dalë në ndihmë grave

Luana Vjollca është një nga personalitetet shqiptare më të suksesshme në fushën e televizionit.
Prezantuesja e njohur është edhe nga pesonazhet më të ndjekur shqiptar në rrjetet sociale, por fama e saj ka kaluar edhe kufijtë.
Së fundmi Luana është shfaqur në kopertinën e një prej magazinave më të njohura arabe Ounousa, për të cilën ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive.

Media e njohur që ndiqet në Facebook nga 15 milionë ndjekës e në Instagram nga më shumë se 900 mijë, e përshkruan yllin shqiptar si femrën model, e cila ka tejkaluar kufijtë e një femre të zakonshme me sukseset e saj.

E teksa të gjithë ne mezi po presim të mësojmë diçka rreth projekteve të saj më të reja, Luana zbulon ekskluzivisht për revistën arabe se ky projekt i dedikohet të gjitha vajzave dhe grave për t’ju ardhur në ndihmë. Ajo shprehet se për këtë projekt ka punuar për më shumë se 1 vit dhe shumë shpejt do jetë gati.
“Theksova se tani jam duke punuar për një projekt të dedikuar për të ndihmuar gratë dhe kam filluar të përgatitem për të një vit më parë. Nuk mund të zbuloj ende më shumë detaje, por mund të njoftoj se është një projekt i krijuar për të përcjellë klithmat e grave që ende përballen me shtypjen në lirinë e shprehjes!”, shprehet autorja Luana Vjollca!
