Luana poston nga spitali, ka një mesazh të rëndësishëm

Këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca përmes një storje të publikuar në rrjetin social, Instagram ka dhënë mesazhe mjaft të rëndësishme.
Ajo ka ndarë një fotografi teksa shihet në spital pasi ka kryer një kontroll rutinë shëndetësor.
Mbi foton e postuar, ajo ka bërë thirrje që çdokush duhet të bëjë kontroll mbi shëndetin e tij çdo 6 muaj, si një mënyrë për të parandaluar çdo sëmundje.
“Kujdesu për shëndetin tënd sepse asgjë nuk është më e rëndësishme se kjo”, ka shkruar Vjollca.
