75 Mall Live Search
21:45 / E Premte, 06 Qershor 2025 / mp

Luana prezanton korsetën e re “LULU”: Më e shkurtër, më e fortë

Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka prezantuar produktin më të ri nga linja e saj LULU by Luana – një korse të re dhe të përmirësuar.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Luana njoftoi blerjen e korsesë së dytë LULU, të cilën e përshkruan si:

“Më e shkurtër. Më e fortë. Më elegante.

E bërë për të lëvizur me ty”. Produkti i ri është tashmë i disponueshëm në lulubyluana.com, ndërsa ndjekësit kanë reaguar me entuziazëm për risinë më të fundit të markës që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në tregun shqiptar dhe më gjerë.