11:07 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / AR

Luana shfaqet seksi nga pushimet në Greqi

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca krahas angazhimeve me projekte të reja, verën e ka shfrytëzuar edhe për të shijuar disa ditë pushimesh.

Bukuroshja bionde zgjodhi Mykonos në Greqi si një nga destinacionet dhe nga atje ka vazhduar të sjell imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.

Edhe së fundmi, Luana ka pozuar me një veshje ngjyrë rozë, bluzë me dekolte të hapur dhe pantallona të gjerë.

Ajo dukej e mahnitshme, teksa natyrisht vëmendje morën linjat e saj të formësuara të trupit.

Përshëndetje për të gjitha mediat greke që kanë shkruar për mua këto ditë”, ka shkruar Luana në mbishkrim.