Luana sjell dhuratën më “bombastike” e fundvitit
Luana Vjollca ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një postim të publikuar nga Miami, Florida.
Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shfaqet me një veshje sportive në ngjyrë të zezë, duke vënë në pah linjat trupore dhe stilin e saj elegant, shkruan Indeksonline.

Postimi është shoqëruar me përshkrimin “Dhurata perfekte për fundvit”, duke nxitur reagime të shumta nga fansat.

Komentet pozitive nuk kanë munguar, ku ndjekësit e komplimentojnë për formën fizike, bukurinë dhe stilin unik.
Me këtë postim, Luana Vjollca, konfirmon edhe një herë se mbetet një nga figurat më të komentuara dhe më influente të showbiz-it shqiptar./Indeksonline/

