23:02 / E Diele, 08 Tetor 2023 / AR

Luana vishet si Beyonce, shkëlqen me dukjen në “Love Island”

Luana Vjollca ka tërhequr vëmendjen edhe sonte me paraqitjen e saj në “Love Island Albania”. Moderatorja ka veshur një fustan deri tek kyqet e këmbëve në ngjyrë të verdhë ndërsa në pjesën e përparme ka detajet e duarve në ngjyrë të zezë.

Kjo veshje na solli ndërmend bodysuit-in e Beyonce-s që veshi në netët e hapjes së turneut të saj “Renaissance”.

Pas daljes së Beyonce-s me atë veshje, jo pak personazhe të tjerë e kanë risjellë në forma të ndryshe, si edhe Luana sonte në një fustan.

Gjithsesi, Vjollca duket shumë bukur në atë veshje.