75 Mall Live Search
18:16 / E Diele, 11 Shtator 2022 / AR

Luana Vjollca blen shtëpi në Kosovë

Prezantuesja e njohur, Luana Vjollca është bërë me shtëpi në Kosovë, saktësisht në fshatin Makresh, mes Artanës (Novobërdës) dhe Gilanit. 

Lajmi e kumtoi përmes një postimi në Instagram ku u shpreh tejet e entuziazmuar për shtëpinë e re, shkruan Indeksonline.

Luana “folenë” e saj e zgjodhi në një zonë malore.

“U bera me shtepi ne Kosoven time ❤️
Zgjodha ta kem ne nje zone malore, me ajer te paster, per te shijuar boren e malet e bukura te Kosoves sa here qe kam nevoje te shkeputem nga smogu i qytetit!”, shkroi ajo./Indeksonline/