Luana Vjollca e zbulon më në fund: Ja kur fillon “THUAJE”!

Autorja dhe moderatorja e njohur Luana Vjollca ka thyer heshtjen vetëm pak ditë më parë duke u rikthyer me #Thuaje.

“Pas 1 viti… @luanavjollca #thuaje”, shkruhet në profilin zyrtar të “thuaje.luanavjollca”.
Vetë Luana publikoi një video shumë emocionuese ku shihet qartë rrugëtimi i karrierës së saj ndër vite. Fiks 15 vite më parë!
Ndërkohë Luana ka zbuluar vetëm pak më parë se #Thuaje do të marrë jetë nesër!
“12.05.2022 #THUAJE”, shkruan Luana në InstaStory!

Kujtojmë se pak kohë më parë Luana na zbuloi pak më shumë mbi këtë projekt që ka punuar fort prej më shumë se një vit.
“Tani, prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. #Thuaje” shprehej Luana Vjollca në deklaratën që dha kur lajmëroi vendimin e saj për largimin nga Top Channel.
Jemi sy e veshë për të mësuar diçka më shumë mbi projektin që po e presin të gjithë!

