19:00 / E Diele, 10 Mars 2024 / AR

Luana Vjollca, pjesë e kopertinës së revistes gjermane

Padiskutim që një nga emrat më me influencë në showbizin shqiptar është moderatorja dhe autorja e njohur e televizionit, Luana Vjollca.

Këtë herë vërtet na befesoi me një surprizë të veçantë, për një arsye të veçantë.

Muaji mars i dedikohet vajzave dhe grave dhe revista e famshme gjermane “Life Magazin Germany” ka zgjedhur për kopertinën e këtij muaji, një nga vajzat që ka qenë gjithmonë krah për vajzat e tjera, e kemi fjalën për Luana Vjollcën.     Kjo eshte dhe arsyeja se pse Luana ka vendosur të japë një intervistë për një media, pasi siç e dimë, del rrallë dhe i zgjedh vendet ku jep një intervistë. Ajo shprehet e lumtur që dha këtë intervistë pasi është tërësisht e dedikuar ndaj vajzave dhe grave.