75 Mall Live Search
14:08 / E Mërkurë, 10 Prill 2024 / Gj. Sh

Luana Vjollca zbulon vështirësitë që ka pasur në punë, prezanton edhe suprizën e madhe

Luana Vjollca sot për sot padiskutim që një nga emrat më me influencë në showbizin shqiptar dhe ndjekësit e saj janë të pafund e ç’është më e rendësishmja mjaft besnikë.

Luana ka ndarë me ndjekësit një moment reflektimi në rrjete sociale, teksa është kthyer pas në kohë kur nuk kishte ende emrin që ka sot.

Ajo ka treguar se sot që e ka ndalur paksa ritmin e punës, po sjell në mendje sa shumë mllefe, inate, brryla e mospërkrahje ka pasur, por ajo nuk hoqi kurrë dorë së ndjekuri ëndrrën e saj.

Luana shprehet krenare me veten që ka pasur guximin të përqafonte çdo mundësi që i jepej, si në rastin e “Shiko Kush Luan”, në një periudhë kur askush nuk besonte tek ajo.

Ndërkohë moderatorja tregon edhe surprizën e madhe për fansat, që të tilla detaje ndoshta do t’i ndajë në një moment të dytë me publikun ose kur të bëjë një dokumentar për të zbuluar shumëçka e jo vetëm mbi arsyet me lart.

Ende nuk dihet se kur mund ta realizojë dokumentarin, por ne po shpesojme të “vijë në jetë” sa me parë.

Në mbyllje, ajo shprehet mirënjohëse ndaj çdo personi që e ka mbështetur, teksa thekson se të punosh fort është e vetmja zgjidhje.