19:00 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / AR

Luana zbulon se kur do të lansohet dueti i shumëpritur nga fansat

Nëpërmjet një postimi në instagram, Luana Vjollca ka zbuluar më në fund se kur do të lançohet bashkëpunimi muzikor me artistin shqiptar, Bardhi.

Kënga tashmë është kthyer në trend në rrjete sociale, teksa kudo dëgjohet dhe këndohet.

Në videon e publikuar duket se do të ketë situata komike dhe shumë batuta, pasi në klip shihet Luana që telefonon policinë dhe i thotë se i kanë vjedhur zemrën.

Ajo shfaqet tejet sensuale dhe e kuruar gjatë xhirimeve dhe fansat mezi presin të shohin videoklipin e realizuar.

Në mbishkrimin e videos, Luana ka shkruar “neser?”, duke treguar se e nesërmja mund të jetë dita e lançimit të këtij projekti që të gjithë e duan.