11:04 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Luani përkujton babain, Shkëlzen Haradinaj: Krenar që kam gjakun tënd, amaneti yt po merr frymë!

Sot bëhen 20 vite që nga rënia heroike e dëshmorit Shkëlzen Haradinaj.

Në përkujtim të tij ka shkruar edhe djali, tashmë ushtarë i Kosovës, Luan Haradinaj.

Luani ka thënë se tradita e shërbimit për Atdheun  e jo për veten, është vlera më e çmuar në jetën e tij, vlerën të cilën e ka trashëguar nga Shkëlzen Haradinaj, transmeton Indeksonline.

“Përjetësisht krenar që kam gjakun tënd. Amaneti yt po merr frymë!”, ka shkruar tutje Luani./Indeksonline/