16:27 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Luani vazhdon të keqtrajtohet dhe të mbahet ilegalisht në Gjilan

Pylli i Arinjve Prishtina, përmes një shkrimi të postuar në faqen e tyre zyrtare Facebook, janë shprehur të shqetësuar në lidhje me një luan që po keqtrajtohet në një restaurant në Gjilan, derisa i njëjti po mbahet edhe në mënyrë ilegale.

“Ne jemi të shumë të shqetësuar për luanin i cili mbahet ilegalisht si atraksion për vizitorët në një restaurant në qytetin e Gjilanit. Askush nuk ka informacion se si kjo kafshë ka ardhur në Kosovë.

Kjo situatë e dhimbshme, edhe një herë shpërfaq keqtrajtimin e kafshëve në tregtimin e maceve të mëdha në Europë. Qartazi këto raste shfaqen si pasojë e moszbatimi i ligjeve dhe rregulloreve gjithandej në shtetet e Europës nuk janë të mjaftueshme apo edhe janë të zbatuara gabimisht. Si ka ndodhur që një luan të përfundojë si atraksion në një restaurant dhe një ambient të papërshtatshëm për specien e tij? Gjendja me macet e mëdha në Europë ka dalur jashë kontrollit”’.

Tutje thuhet se vetëm autoritetet mund t’i forcojnë ligjet dhe të ndërmarrin veprime.

“Ne kemi kërkuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës që të ndërhyjnë urgjentisht dhe kemi ofruar përkrahje që të bashkëpunojmë në gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme.

Rastet si ky fatkeqësisht janë të paevitueshme në një tregti shumë të përhapur dhe profitabile me macet e mëdha gjithandej Europës. Tregtia ilegale dhe keqtrajtimi i kafshëve nuk ka vend në Europë dhe duhet të bëjmë gjithcka që është e mundur që të kemi ligje efektive. Fillojmë duket kërkuar që me cdo kusht të ndalohet tregtia e tigrave të ndalohet”./Indeksonline/