10:13 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Luanin bixhoz në Ferizaj, arrestohen disa persona dhe konfiskohen mijëra euro, franga e lekë

Pas një hetimi paraprak, njësitet policore në Ferizaj kanë realizuar një aksion në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, ku dyshohej se ishte duke u zhvilluar bixhozi.

Gjatë bastisjes në këtë lokacion janë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz në dy tavolina të ndryshme.

Persona e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, përveç pronarit të lokalit, i cili është dërguar në ndalim policor prej 48- orësh, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Si prova materiale lidhur me këtë rast janë konfiskuar:

-46.521 euro

-1.250  fr.zvizerane dhe

-1.400  lekë./Indeksonline/