75 Mall Live Search
15:02 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / C E

Lucas Digne transferohet tek Aston Villa

Lucas Digne do t’i bashkohet Aston Villas pasi Villains ranë dakord për një tarifë transferimi prej 25 milionë funte me Everton.

Disa skuadra kanë treguar interes për nënshkrimin e Digne gjatë merkatos së janarit, duke përfshirë Chelsea, Newcastle United dhe Inter, por francezi do t’i bashkohet trajnerit Gerrard pasi t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Birmingham të mërkurën.

Transferimi i Digne vjen vetëm disa ditë pas ardhjes së Philippe Coutinhos, i cili i është bashkuar klubit anglez në formë huazimi deri në fund të sezonit, me një opsion blerjeje të përfshirë për 33.3 milionë paund.