Lucas Hernandez flet si lojtar i PSG-së: E kam dashur prej kohësh kalimin këtu!

Lucas Hernandez është lojtari më i ri i Paris Saint-Germain.
Ish-mbrojtësi i Bayern Munich foli për kanalet zyrtare të PSG-së, ku u theksoi se këtë transferim e ka dëshiruar prej kohësh.
“Jam shumë i lumtur, kam dashur të vij këtu prej disa kohësh. Ky është një klub shumë ambicioz, i cili është i uritur për tituj. Unë kam luajtur për të tjerë klube të mëdhenj, por PSG dëshiron të arrijë gjëra të mëdha, shpresoj se mund të ndihmoj.”-tha Hernandez.