75 Mall Live Search
16:59 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Lucas Hernandez: Unë mund të jem lider në Bayern Munich

Lucas Hernandez, fitues i Kupës Botërore me Francën, thotë se është gati të udhëheqë kampionët e rekordeve.

Hernandez  dha të hënën konferencën e tij të parë për shtyp si një lojtar i Bayernit, i shoqëruar nga kryetari i klubit Karl-Heinz Rummenigge, përcjell Indeksonline.

“Përshëndetje, emri im është Lucas, jam i lumtur që jam këtu”, shpresoj për një sezon të mirë, Bayern është një klub i madh”, “Është një nga klubet më të mira në botë me shumë trofe, dhe jo shumë klube e kanë bërë këtë”

“Të gjithë mbrojtësit e Bayern janë lojtarë të mëdhenj me shumë përvojë. Kushdo mund të udhëheqë mbrojtjen, por e konsideroj rolin tim si një gjë shumë të mirë. Unë mund të jem udhëheqës “.

Hernandez iu nënshtrua operacionit në gjunjë para nënshkrimit të kontratës me Bayern Munich./Indeksonline/.