00:01 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Lucas Moura: Ky është momenti më i bukur në jetën time

Lucas Moura ka qenë heroi i Tottenham në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Braziliani shënoi tri gola për ta eliminuar Ajaxin që pas pjesës së parë e kishte të “sigurt” kualifikimin.

Lucas e ka cilësuar këtë si momentin më të lumtur në jetën e tij, shkruan Indeksonline.

Është e pamundur të shpjegoj se çfarë ndjej në këtë moment. Jam shumë, shumë i lumtur dhe krenar për shokët e mi.

Gjithmonë kemi besuar te ky moment, se ishte e mundur. Dhamë gjithçka dhe merituam këtë moment. Jemi një familje. Është e pamundur të shpjegoj.

Futbolli të jep momente që nuk mund t’i imagjinojmë. Duhet ta shijojmë këtë moment, ky është momenti më i bukur i jetës time.”

Tottenham në finale do të takohet me skuadrën tjetër angleze, Tottenham. /IndeksOnline/