14:56 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Moura përfundon te Tottenhami, pritet vetëm “ok” i PSG-së

Pavarësisht se dukej shumë pranë kalimit tek Interi, Lucas Moura është pranë firmës me Tottenham.

Lojtari brazilian i Paris Saint-Germain, siç raporton “The Telegraph”, ishte në Londër këtë të enjte, ku ka kryer vizitat mjekësore në qendrën stërvitore të “Spurs”, kjo me lejen e klubit parizien. Moura ka mbetur shumë i kënaqur nga ambienti në “Enfield Training Centre” dhe nga oferta e Tottenhamit.

Ekipi anglez duhet vetëm të gjejë akordin me PSG që kërkon 22 milionë stërlina për kartonin e brazilianit.