13:30 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lucas Moura zgjidhet lojtari i muajit gusht në Premier Ligë

Lojtari i Tottenham, Lucas Moura është zgjedhur lojtari i muajit gusht në Premier Ligë, transmeton Indeksonline.

Lucas mposhti lojtarët si Van Dijk, Sadio Mane, Marcos Alonso, Roberto Pereyra, Benjamin Mendy dhe Neil Etheridge për të fituar çmimin lojtari i muajit.

26 vjeçari fillojë sezonin 2018-19 në mënyrë të mrekullueshme duke shënuar 3 gola në katër ndeshjet e para. Ai arriti të shënojë kundër Fulham, kurse në ndeshjen kundër Manchester United shënoj dy gola.

Moura e zëvendësojë koreanin Son që ishte në lojërat aziatike gjatë kësaj kohe. Braziliani u transferua tek Spurs nga PSG në muajin janar të këtij viti./Indeksonline/