Lucas Vazquez i thotë lamtumirë sezonit

Mesfushori i Realit, Lucas Vazquez u lëndua rëndë në ‘El Clasico’.
Sipas njoftimit të mjekëve nga stafi i Realit, Vazquez do ta humbas sezonin, shkruan IndeksOnline
“Pas testeve të kryera sot në lojtarin tonë Lucas Vázquez nga Shërbimet Mjekësore të Real Madrid, ai është diagnostikuar me një ndrydhje të ligamentit të kryqëzuar të pasëm në gjurin e tij të majtë. Në pritje të rikuperimit”, shkruan në deklaratën e lëshuar nga Reali.
Kujtojmë se ndodhta kjo mund të jetë ndeshja e fundit e tij e fundit me Realin, pasi kontrata i skadon në qershor.