75 Mall Live Search
09:45 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / G T

Lucas Vazquez paralajmëron Arsenalin: Asgjë s’ka përfunduar, nësa ka ekip që mund të rikthehet është Real Madridi!

Mbrojtësi anësor, Lucas Vazquez beson ende që skuadra e tij mund të bëjë rikthim rezultati kundër Arsenalit pas humbjes në “Emirates” me shifrat 3:0.

Vazquez thotë se i vetmi klub që mund të bëjë rikthime të tilla është pikërisht Real Madridi, shkruan Indeksonline

“Asgjë nuk ka përfunduar ende. Nëse ka një ekip që mund të rikthehet nga 3-0, ai është Real Madrid”, u shpreh lojtari spanjoll

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër në stadiumin “Santiago Bernabeu”./Indeksonline/