75 Mall Live Search
22:07 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lucy Liu është ‘kurioze’ ta shohë ribërjen e “Charlie’s Angels”

Lucy Liu ka ndjenja të përziera për rebootin e ardhshëm të “Charlie’s Angels”. Liu luajti si detektivja femër Alex Munday në adaptimin filmik të serisë ikonike televizive amerikane në vitin 2000, së bashku me Cameron Diaz dhe Drew Barrymore, dhe treshja i reprizoi rolet e tyre për vazhdimin e vitit 2003, “Charlie’s Angels: Full Throttle”.

Por duke folur për Entertainment Tonight, 50-vjeçarja e ndau shqetësimin e saj për numrin e filmave hollivudianë që po rebootohen.

“Ata po i riciklojnë gjërat shumë. ‘Charlie’s Angels’ ishte ricikluar, prandaj është e rrallë të gjesh diçka që është e freskët dhe e re”, tha ajo. “Por mendoj se ekziston një audiencë për këtë, kështu që mendoj se është e mrekullueshme. Dhe gjithashtu do të dalë edhe ‘Charlie’s Angels’ i ri”.

Aktorja vazhdoi të tregojë se, edhe pse është e entuziazmuar për filmat origjinalë, ajo është “kurioze” të shohë se si filmi i ri e modernizon franshizën.