09:07 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / B O

Lufta, 104 ushtarë rusë janë kapur rob në rajonin e Sumy

“Që nga 11 marsi, ka 104 ushtarë rusë janë kapur rob në rajonin e Sumy-t, nga të cilët 29 janë transferuar në rajonin e Poltava”, sipas një mesazhi të kreut të Administratës Ushtarake Rajonale Sumy, Dmytro Zhyvytskyy, shkruan Ukrinform

Ai postoi gjithashtu një video të disa pushtuese rusë që ishin kapur, përfshirë edhe rekrutët.

Më 24 shkurt, presidenti rus Putin njoftoi fillimin e pushtimit të Ukrainës. Trupat ruse kanë sulmuar nga veriu, lindja dhe Krimea. Ata po shkatërrojnë qytete, vrasin civilë, po qëllojnë dhe shkatërrojnë objektet kryesore të infrastrukturës dhe shtëpitë e banimit me raketa.

Ndërkohë, Ukraina shpalli mobilizimin e përgjithshëm.