Lufta e re botërore për shkak të COVID, kreu i forcave britanike thotë se rreziqet janë reale

Në një intervistë për Sky News, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë britanike, gjenerali Nick Carter, paralajmëroi për rreziqet globale për shkak të pandemisë së virusit koronar.
Carter theksoi se kriza ekonomike në të kaluarën kishte çuar në kriza sigurie dhe shprehu shqetësimin se një zhvillim i tillë mund të përsëritet për shkak të dëmit që pandemia i shkaktoi ekonomisë botërore.
Ai tha se duke marrë parasysh konfliktet rajonale, ekziston një rrezik real i një situate kur ‘vlerësimi i gabuar’ i dikujt mund të çojë në pasoja të mëdha.
I pyetur nga Sky News nëse donte të thoshte se bëhet fjalë për një luftë të re botërore, Carter u shpreh: “Thjesht po them që ekziston një rrezik dhe duhet ta marrim parasysh”.