23:59 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lufta ekonomike me Amerikën, Kina: Nuk “qëllojmë” të parët

Kina sqaroi sot nëpërmjet një deklarate publike, se nuk do të jetë ajo e para që do të vendosë implementojë tarifat ekstra ndaj mallrave amerikanë.

Kjo deklaratë erdhi në prag të luftës ekonomike që pritet të nisë këtë fundjavë, mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, të cilat kanë gati implementimin e tarifave ekstra për mallrat që importojnë nga njëra-tjetra.

“Pozicioni i Kinës në këtë luftë tregtare, që pritet ët fillojë, është mëse i qartë dhe ne e kemi përsëritur shumë herë. Natyrisht që jemi gati të “luftojmë”, por kurrësesi nuk do ta japim ne të shtënën e parë”, deklaroi ministri kinez i financave.

Ky sqarim erdhi pasi të dy palët kishin lajmëruar implementimin e tarifave të reja më 6 korrik, por për shkak të ndryshimit orar, kjo datë mbërrinte rreth 12 orë më herët në Kinë, përcjell TCh.

Uashingtoni do të implementojë tarifa të reja mbi importet e çelikut dhe aluminit nga Kina, që kapin vlerën e rreth 34 miliardë dollarëve.

Nga ana tjetër, Pekini do të bëjë të njëjtën gjë me importet amerikane, ku dominon mishi i derrit, për të rritur këto tarifa në të njëjtën vlerë, 34 miliardë dollarë.