22:50 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / S Z

Lufta Hamas – Izrael, presidenti i autoritetit palestinez nesër do të takohet me Blinkenin

Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, do të takohet nesër me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Takimi i Abbasit me Blinken vjen pas vizitës që ky i fundit do ta bëjë nesër në Izrael pas sulmeve që shteti hebre po përballet nga Hamasi.

“Blinken do të angazhojë drejtpërdrejt partnerët tanë izraelitë për situatën në terren dhe se si ne mund të vazhdojmë t’i mbështesim më së miri ata në luftën e tyre kundër terroristëve që nisën këto sulme të tmerrshme”, tha Departamenti Amerikan i Shtetit, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, DASh theksoi se mbështetja e ShBA-së për Izraelin do të jetë e palëkundur në luftën kundër Hamasit.