75 Mall Live Search
22:06 / E Premte, 20 Qershor 2025 / FR

Lufta Izrael-Iran, Putin tregon çfarë roli do ketë Rusia

Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se mund të gjendet një zgjidhje për konfliktin Iran-Izrael dhe se Moska po bisedon me të dyja palët.

Duke folur në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, presidenti tha “kemi disa propozime me pjesëmarrjen tonë”.

“Ne nuk jemi në asnjë mënyrë, madje do të doja të tërhiqja vëmendjen për këtë, ne nuk po kërkojmë ndërmjetësim, ne thjesht po ofrojmë ide.”

Putin shtoi se “zgjidhje të pranueshme mund të gjenden patjetër për të dy vendet. Sipas mendimit tim, një zgjidhje e tillë ekziston”.