Lufta kundër Covid-19, Policia e Kosovës vazhdon angazhimet

Policia e Kosovës po vazhdon angazhimet në parandalim të përhapjes së pandemisë.
Policia vlerëson se çdo aktivitet në parandalim të përhapjes së pandemisë COVID19, bëhet duke respektuar masat e ndërmarra nga institucionet e vendit në këtë drejtim.

Duke vlerësuar se respektimi i masave, ndihmon në parandalim të përhapjes së pandemisë, aktivitetet policore në këtë drejtim janë të vazhdueshme në çdo kohë (24/7) dhe të shtrira në tërë territorin e vendit.


