13:29 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Lufta kundër drogës vret vetëm njerëzit e varfër”

Shumica e filipinasve besojnë se vetëm të varfërit janë vrarë në luftën kundër drogës që po zhvillohet në vendin e tyre dhe duan që presidenti Rodrigo Duterte të zbulojë identitetin e personave të lidhur me lëndët narkotike dhe t’i dërgojë ata në gjykatë.

Sondazhi i 1200 filipinasve tregoi gjithashtu se opinioni publik ishte i ndarë, disa besonin në vlefshmërinë e llogarive policore të operacioneve kundër drogave të paligjshme, dhe disa jo.

Më shumë se 3.800 njerëz janë vrarë që nga fillimi i aksionit të presidentit Duterte, për të shkatërruar rrjetin e drogës.

Grupi i të drejtave të njeriut thotë se numri i të vdekurve është shumë më i lartë. Kjo gjë ka ngritur shqetësime edhe tek vendet evropiane./AktivPress