75 Mall Live Search
17:39 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

Lufta kundër kancerit të gjirit, Albena Reshitaj merr këtë nismë

Deputetja e AAK-së, njëherit kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj ka inicuar nismën për debatin parlamentar në Kuvendin e Kosovës me qëllim senzibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.

Kjo nismë, sipas saj vjen pas identifikimit të mangësive në sistemin shëndetësor në vend dhe nevojës për veprime të menjëhershme si:

a) Mungesë e personelit shëndetësor sidomos atij të mesëm në Klinikën e Onkologjisë, mungesë e aparatures moderne dhe kapaciteteve infrastrukturore – hapësirave të sallave onkologjike;
b) Shtimi i psikologëve dhe fizioterapeutëve për ofrimin e shërbimeve të nevojshme për të prekurit nga kaceri i gjirit;
c) Për të lehtësuar funksionimin dhe njëkohësisht për një mirëqenie më të mirë për të mbijetuarat nga kanceri i gjirit, Ministria e Shëndetësisë përkatësisht SHSKUK duhet të sigurojnë mjete për proteza, gjoksore dhe perika;
d) Me qëllim të diagnostifikimit të hershëm të kësaj sëmundje si dhe trajtimin sa më profesional kërkohet që sa më parë të decentralizohen shërbimet e mamografisë dhe dhënies së medikamenteve edhe në qendrat rajonale.

“Të gjitha këto do të jenë pjesë e një rezolute që do të propozoj të votohet pas debatit parlamentar me që rast do të obligojmë Qeverinë dhe institucionet përgjegjëse për veprime të shpejta dhe të domosdoshme”, thotë Reshitaj.

Njoftimi i plotë:

Muaji Tetor në gjithë botën është shndërruar në muajin e ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit përkatësisht në rritjen e senzibilizimit për zbulimin e hershëm dhe trajtimin adekuat të kësaj sëmundje.

Sot, si deputete dhe kryetare e komisionit per shëndetësi por edhe si profesioniste shendetësore e përkrahur fillimisht nga grupi parlamentar i AAK-së, por edhe nga deputetë tjerë, kam inicuar nismën per debatin parlamentar në Kuvendin e Republikes së Kosovës me qëllim senzibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.

Dua të shpreh pergjegjesinë shoqërore e politike që duhet ta kemi të gjithë pa dallim për trajtimin dhe mbeshtetjen e të gjitha atyre që janë prekur nga kjo sëmundje.

Kjo nismë e imja për këtë debat parlamentar vjen pas identifikimit të mangësive në sistemin shëndetësor në vend dhe nevojës për veprime të menjëhershme si:
a) Mungesë e personelit shëndetësor sidomos atij të mesëm në Klinikën e Onkologjisë, mungesë e aparatures moderne dhe kapaciteteve infrastrukturore – hapësirave të sallave onkologjike;
b) Shtimi i psikologëve dhe fizioterapeutëve për ofrimin e shërbimeve të nevojshme për të prekurit nga kaceri i gjirit;
c) Për të lehtësuar funksionimin dhe njëkohësisht për një mirëqenie më të mirë për të mbijetuarat nga kanceri i gjirit, Ministria e Shëndetësisë përkatësisht SHSKUK duhet të sigurojnë mjete për proteza, gjoksore dhe perika;
d) Me qëllim të diagnostifikimit të hershëm të kësaj sëmundje si dhe trajtimin sa më profesional kërkohet që sa më parë të decentralizohen shërbimet e mamografisë dhe dhënies së medikamenteve edhe në qendrat rajonale.

Të gjitha këto do të jenë pjesë e një rezolute që do të propozoj të votohet pas debatit parlamentar me që rast do të obligojmë Qeverinë dhe institucionet përgjegjëse për veprime të shpejta dhe të domosdoshme.